Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy superduele
BKT
Sport

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy superduele

F.Bytyqi/RTKLive

‘Ethët’ e garës më të madh në Evropë, Ligës se Kampionëve vazhdojnë sonte me dy superduele që luhen në kuadër të 1/8 së finales.

Interi në ‘San Siro’ përballet me Porton, në një sfidë që parashikohet të sjellë ndeshje të zjarrtë.

‘Nerazurët’ para tifozëve të tyre synojë të bëjnë hapin e madh për kalim në rrethin tjetër, edhe pse skuadra italiane nuk do ta ketë lehë pasi që Porto është ekip që nuk thyhet lehtë, dhe jo rrallëherë skuadra portugeze di t’i mposht edhe skuadrat e mëdha siç është Interi.

Ndërkohë, ballafaqim dramatike pritet të luhet edhe në duelin RB Leipzig-Manchester City, një tjetër ndeshje e madh që sjellë Champions League.

Sonte takohen:

Inter-Porto

RB Leipzig-Manchester City

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.