Ancelotti: Ende s’ka përfunduar, Vinicius ishte i pabesueshëm
BKT
Sport

Ancelotti: Ende s’ka përfunduar, Vinicius ishte i pabesueshëm

F.Bytyqi/RTKLive

Pavarësisht fitores prej 5-2, megjithatë, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mendon se ende nuk ka mbaruar asgjë.

‘Los Blancos’ mbrëmë mundën Liverpoolin (2-5), në kuadër të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, duke bërë hapin e madh për kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Tekniku italian pas ndeshjes tha se nuk ndeshjet e lehtë, sidomos sipas tij, fillimi i ndeshjes. Ancelotti lavdëron sulmuesin brazilian Vinicius.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë, veçanërisht se si filloi loja. Ne humbëm besimin, por dalëngadalë morëm topin duke marrë dominimin e lojës. Duhet të mendojmë se në ndeshjen e dytë do të vuajmë, por duhet të ‘luftojmë’ si në këtë ndeshje. Ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Ancelotti.

“Vinicius bëri një lojë të pabesueshme”, theksoi italiani.