Carragher kritikon Van Dijkun: Mund të luaja në vendin e tij
B. H. / RTKlive
Debakli i Liverpoolit ndaj Realit (2:5), në ndeshjen e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve është një temë që do të komentohet edhe ditëve të ardhshme në Angli.
Në fakt, Liverpooli kishte epërsi prej dy golash pas 15 minutash lojë, por në fund të ndeshjes pësoi debakël me pesë gola nga “Mbretërit”, duke regjistruar kësisoj humbjen më të rëndë në Kupat e Evropës në “Anfield”.
Virgil van Dijk është një nga lojtarët që është kritikuar më së shumti për humbjen e mbrëmshme.
“Katër muaj më parë, Van Dijk thoshte se ende nuk mund të rikthehet në formë dhe se i duhet kohë. E përsëris, kjo ishte katër muaj më parë. Ai luajti sërish dhe luajti ashtu siç luajti. Mendoj se në këtë moment do të mund të luaja në vendin e tij”, ka komentuar me cinizëm mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher.
Van Dijk është në Liverpool që nga janari i 2018-s, teksa për transferimin e tij “të kuqtë” i kanë paguar Southamptonit 84.65 milionë euro.























