Spalletti paralajmëron ekipin e tij: Asgjë nuk është vendosur ende
BKT
Sport

Spalletti paralajmëron ekipin e tij: Asgjë nuk është vendosur ende

B. H. / RTKlive

Napoli ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Eintrachtit në Frankfurt, me rezultat 2:0.

Megjithatë, trajneri Luciano Spalletti i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të kenë kujdes në ndeshjen e kthimit, pasi sipas tij ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Ende mendoj se shanset janë 50-50. Një gabim në ndeshjen e dytë mund të ndryshojë rrjedhën. Duhet të hyjmë seriozisht në ndeshjen e kthimit. Nëse nuk e bëjmë këtë mund të kemi probleme serioze. Arroganca mund të jetë armiku ynë më i keq. Ne treguam se e meritojmë të jemi këtu, por këtë duhet ta konfirmojmë edhe në ndeshjen e dytë”, tha trajneri i Napolit.