11:59 / 22.02.2023
Pioli para sfidës Atalantës: Do të luajmë si gjithmonë për të fituar
F.Bytyqi/RTKLive
Atalanta është sfida e radhës për Milanin.
‘Rossonerët’ tashmë duke se kanë lënë anash krizën e rezultateve. Trajneri i kampionëve në fuqi, Stefano Pioli, ka thënë se tashmë duhet menduar për ndeshjet e radhës, dhe jo për ndeshjet e kaluara.
“Është e kotë të vazhdojmë të flasim për momentin negativ”, ka thënë Pioli.
“Le të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Atalantës, e cila do të jetë e vështirë. Do të luajmë si gjithmonë për të fituar”, ka theksuar tekniku italian.























