Pas 11 orësh përfundoi bastisja e banesës së Adil Behramajt|Video
BKT
Foto/ Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Pas 11 orësh përfundoi bastisja e banesës së Adil Behramajt|Video

Arlinda Sejda/RTK

(E plotësuar) Përveç bastisjes së banesës së Adil Behramajt, dikur këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi, e tani pronar i mediumit demokarcia.com, nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, atij i është bastisur edhe automjeti i tij privat.

Në orët e mbrëmjes, pas përfundimit  të bastisjeve, para mediave foli Artan Qerkini, avokat i Adil Behramajt.

Sipas tij, për këtë bastisje ka një vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, por i njëjti  nuk ka qenë i specifikuar.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedures paraprake të Dhomave të Specializuara, është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj, në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilaizuar, për një vepër penale e cila sipas tyre, është brenda jurisdiksionit të Dhomave të Specializuara”, tha aovkat Qerkini.

“Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij dhe mendojmë se ky vendim në disa pika, ëhstë i përfshirë në shkelje Kushtetuese, mirëpo këto çështje ne do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, tha  Qerkini.

Në lidhje me këtë bastisje është pyetur nga media edhe Behramaj. “Po rezervohem prej komentimit”, tha shkurt Behramaj.

Bastisja ka vazhduar deri rerth orës 19:00 ku edhe hetuesit e Misionit të EULEX-it janë larguar nga ndërtesa ku banon Behramaj.

Bastisja nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj,  nisi që në orën 08:30.

Nga ana tjetër, ndaj kësja bastisjeje, ka reaguar Artan Behrami, gjithashtu ish këshilltar i Presidentit Thaçi.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent”, deklaroi Behramaj.

“Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë”.

Sipas tij, pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara.

ZPS për RTK nuk e komenton bastisjen e sotme në Prishtinë

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Këto bastisje nuk i ka komentuar ZPS-ja. Christopher Bennett, zëdhënës i ZPS-së, në një përgjigje për RTK tha se nuk e komenton bastisjen e sotme. “Faleminderit për pyetjen tuaj. Megjithatë, SPS nuk komenton hetimet e saj”, tha ai.

Vazhdon të bastiset banesa e ish-këshilltarit të Thaçit

(E plotësuar) Po vazhdon të bastiset banesa e Adil Behramajt ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Prezentë janë përfaqësues të prokurisë Speciale të Hagës, të cilët po i asistojnë edhe nga Policia e Kosovës për të kryer bastisjen.

Në lagjen Dragodan, sipas burimeve jozyrtare, RTK ka mësuar se nga ora 8 e mëngjesit po bastiset banesa e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Aktualisht nuk shihen forca e EULEX-it, por të pranishme janë vetëm mediet.


MË SHUME NGA Lajme