Inter fiton minimalisht kundër Portos
Uran Krasniqi/RTKLive
Romelo Lukaku ka rezultuar të jetë produktiv në ndeshjen e parë mes Interit dhe Portos në 1/8 e finales së Champions League.
Ndryshe nga Serie A, ku sulmuesi belg nuk ka realizuar shpesh, sonte ai e ka gjetur golin e vetëm në ndeshje, duke i dhënë fitoren skuadrës italiane dhe duke bërë që në ndeshjen e dytë "zi e kaltërit" të hyjnë në fushë në avantazh dhe në pozitë dukshëm më të favorizuar për ta arritur çerekfinalen.
Lukaku ka realizuar në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, kur dukej se ndeshja do të përfundonte me rrjeta të paprekura.
Për pesëmbëdhjetë minuta portugezët kanë luajtur me një lojtar më pak, pasiqë Otavio ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja e dytë mes skuadrave zhvillohet pas dy jave në Portugali.























