Allegri thotë se Juventus luan për të kaluar tutje
BKT
Sport

Allegri thotë se Juventus luan për të kaluar tutje

Uran Krasniqi/RTKLive

Edhe pse ndeshja nuk zhvillohet në stadiumin e Juventusit, kjo nuk paraqet problem që Massimiliano Allegri të besojë se skuadra e tij mund të kalojë tutje në Europa League.

Ndeshja e parë në Torino është mbyllur baraz, duke lënë që çdo gjë të sqarohet në ndeshjen e dytë. 

"Nesër është një finale, një ndeshje e veçantë, pasi golat jashtë fushe nuk numërohen më dyfish. Ne e dimë që nesër do të luajmë një ndeshje në shtëpinë e Nantes po ne luajmë për kalimin tutje", ka thënë trajneri italian.