09:33 / 23.02.2023
Europa League rikthehet me supersfidën United-Barça
F.Bytyqi/RTKLive
Europa League rikthehet sonte me ndeshjet kthyese të 1/16 e finales së kësaj garë joshëse.
Padyshim se supersfida do të luhet në ‘Old Trafford’, ku ballafaqohen Manchester United dhe Barcelona.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, i zhvilluar një javë më parë në ‘Camp Nou’ ishte mbyllur baras 2-2, andaj dueli i sonte vendos skuadrën e cila do të kalojë në rrethin tjetër të kësaj garë, e dyta në Kontinentin e Vjetër për nga rëndësia.
Nantes-Juventus, është një tjetër ndeshje e cila parashikohet të jetë interesante pasi që dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.
Duele interesante pritet të luhen në sfidat tjera pasi që tashmë kjo garë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
























