Kuvendi në seancë plenare, pyetje me ministren Manastirliu
BKT
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare, pyetje me ministren Manastirliu

ATSH

Seanca nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”.

Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

Në redn të ditës ësht edhe diskutimi për projektvendimiin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.


MË SHUME NGA Shqipëri