Inzaghi: Lojë e shkëlqyer, merituam epërsinë që në pjesën e parë
RTSH
Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Interit të tij ndaj Portos.
"Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer kundër një skuadre fizike. Në pjesën e parë pati një pendim për mundësitë e humbura, në pjesën e dytë rrezikuam kundërsulmet, më pas na ndihmuan zëvendësimet”, tha trajneri zikaltër.
“Do të donim të kishim bërë diçka më shumë, por ishte një lojë e shkëlqyer”.
Për pjesën e parë të Interit të tij. "Duhet të ishim më të shpejtë në xhiron e parë, të ndërtonim më shpejt dhe të lëviznim më mirë. Më pas me një kundërshtar që sulmonte ashpër, ndoshta duhej të rritnim ritmin, por krijuam shumë dhe e merituam epërsinë që në pjesën e pare”.
Ndryshimet ishin vendimtare. "Të gjithë hynë mirë, edhe Gosens dhe Dumfries. Unë kam nevojë për të gjithë, ne e dimë se ka shumë lojëra dhe ne shpenzojmë shumë, nuk është e lehtë”.























