11:15 / 23.02.2023
Uzuni mes kandidatëve për “Lojtarin e Muajit” në Spanjë
RTSH
Golat dhe forma e mirë që po kalon me Granada-n në Spanjë kanë bërë që Myrto Uzuni të renditet mes lojtarëve, të cilët mund të votohen si “Lojtar i Muajit” në Secunda Divizion.
Faqja zyrtare e La Liga ka publikuar klipet e kadidatëve për Lojtarin e Muajit dhe nuk mund të mungonte 27-vjeçari shqiptar, i cili që ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e muajit shkurt.
Në garë me të janë edhe Luis Rioja dhe Pedro Rodrigues por më i avantazhuar është sulmuesi kuqezi.























