Tahiri: Kundër kushtetutshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri
BKT
Lajme

Tahiri: Kundër kushtetutshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri

Fadil Sertolli / RTKlive

Gjykata Kushtetuse ka vlerësuar se Ligji për Zyrtarët Publik, nuk mund të dekretohet dhe as të hy në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës.

Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ku tha kjo qeveri mënyrë të operimit të saj e ka të veprojë kundër Kushtetutës.

“Kundër kushtetutshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri", shkruan Tahiri në Facebook.

Sipas tij, njoftimi i palëve nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike, deri në vendimin final të Gjykatës, është një lajm shumë inkurajues. 

"Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti, që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karrierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme