23:04 / 23.02.2023
Basel kalon Trabzonsporin me golin e Zeqirit
Uran Krasniqi / RTKLive
Trabzonspor dukej më mirë në fillim dhe Anastasios Bakasetas përfaqësonte kërcënimin më të madh të skuadrës, por në fund Basel ka fituar dhe ka prekur çerekfinalen e Conference League.
Mysafirët krijuan më shumë raste gjatë ndeshjes, por vendasit u treguan më konkret në ato raste që i krijuan.
Zviceranët kanë realizuar fitore me rezultat 2-0.
Amdouni dhe Zeqiri kanë shënuar për fitoren e Baselit.
Ndeshja e parë ishte fituar nga turqit me rezultat minimal 1-0.
REZULTATET E TJERA TË NDESHJEVA TË LUAJTURA NGA 21:00 TË CONFERENCE LEAGUE: 























