Real Madridi e do Bastonin zëvendësues të Alaba-s
BKT
Sport

Real Madridi e do Bastonin zëvendësues të Alaba-s

F.Bytyqi/RTKLive

Real Madrid kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni për zëvendësues të David Alaba-s, raportojnë mediat spanjolle.

Alaba ka shfaqu formë të mirë këtë sezon të garave me ‘Los Blancos’, por lëndimet e shpeshta të lojtarit thuhet se po e shqetësojnë gjigantin madrilen.

Baston konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Krerët e Realit, siç raportohet, shumë shpejtë do të nisin negociatat me Interin për transferimin e mundshëm të italianit në ‘Santiago Bernabeu’, edhe pse pak është e besueshme se ‘Nerazurët’ do të heqin dorë nga asi i tyre.