Hohmann: BE pranë Ukrainës në luftën e saj ekzistenciale
BKT
Shqipëri

Hohmann: BE pranë Ukrainës në luftën e saj ekzistenciale

ATSH

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann u shpreh sot se, BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e saj ekzistenciale.

“Një vit pasi Rusia filloi sulmin e saj të paligjshëm ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj në luftën e saj ekzistenciale”, u shpreh ajo.

Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri u takuan me ambasadorin ukrainas, Volodymyr Shkurov në Ambasadën e Ukrainës për të shprehur solidaritetin e plotë të BE-së.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të mbrojtur popullsinë e saj dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe financiare. Ne do të punojmë që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe krimet e saj të luftës. Ne jemi me ju”, u shpreh ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.


MË SHUME NGA Shqipëri