Ten Hag pas fitores ndaj Barçës: Fitore brilante
F.Bytyqi/RTKLive
Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Barcelonën.
‘Djajtë e Kuq’ mbrëmë mposhtën katalonasit (2-1), duke u kualifikuar në rrethin tjetër të garave të Europa League.
Tekniku holandez duke folur për ‘UEFA.com’, thotë se skuadra e tij, bëri ndeshje mjaft të mirë kundër ‘Blaugranave’.
“Pjesa e parë ishte e barabartë. Ne patëm raste të shkëlqyera, por ishim duke u mposhtur 1-0”, tha ai.
“E dinim se duke sjellë në lojë Antony dhe Garnacho, do të kishim më shumë shpejtësi. Është një fitore brilante, ndaj Barcelonës me tetë pikë larg në La Liga. Një paraqitje madhështore, e cila na japë bindjen se ne mund të fitojmë ndeshjet e mëdha. Antony është trim, ndërsa Fredi pati një rol të rëndësishëm pasi duhej të ndalonte Frenkie De Jong. Ne kemi personalitete të shkëlqyera në ekip”, ka theksuar Ten Hag.























