Një vjetori i luftës në Ukrainë, Osmani: Lufta e tyre është lufta jonë
BKT
Lajme

Një vjetori i luftës në Ukrainë, Osmani: Lufta e tyre është lufta jonë

RTK

Presidentja Vjosa Osmani, ka theksuar se Lufta e Ukrainës, është luftë e jona dhe se sipas saj triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo.

Në deklaratën në një njëvjetorin e agresionit rus në Ukrainë, Osmani tha se kujtojnë jetët e pafajshme të humbura. Presidentja thekson se kjo luftë bashkoi botën demokratike por parasëgjitash tregoi se shpirti i ukrainasve është i pathyeshëm.

Në deklaratë, Osmani nënvizon se brutaliteti dhe agresioni nuk mund të qëndrojë kurrë në rrugën e vullnetit të nejërzve për të qenë të lirë.

 


MË SHUME NGA Lajme