Sonte derbi Prishtina – Bashkimi
BKT
Sport

Sonte derbi Prishtina – Bashkimi

F.Bytyqi/RTKLive

Rikthehet Superliga e Femrave me ndeshje interesante. Kryendeshja e xhiros së 18-të është mes Prishtinës dhe Bashkimit, që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Vajzat portokallezi ende nuk njohin për humbje këtë edicion, ndërsa vijnë nga fitorja e Kupës së Kosovës nga i njëjti kundërshtar Prishtina.

Vajzat nga kryeqyteti të cilat renditen në vendin e dytë dhe kanë regjistruar 14 fitore dhe vetëm tri humbje. United Basketball pret në shtëpi Penzën në kuadër të kësaj xhiro. Vajzat nga Peja në ketë edicion kanë dhjetë fitore e dhe gjashtë humbje, ndërsa gjilanaset kanë katër dhe 13 humbje.

Kurse Trepça udhëton për në Gjakovë nga ora 16:00. Trepça ka pesë fitore dhe 12 humbje, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore dhe 16 humbje.