Kukësi ndal edhe Partizanin
BKT
Sport

Kukësi ndal edhe Partizanin

RTSH

Në pesë javët e fundit Kukësi koleksionoi dy fitore përballë dy pretendenteve për titull duke i dhënë një sinjal të qartë rivaleve të fundklasifikimit.

Ekipi i Hallaçit ka fituar jo vetëm tre pikët por dhe moral për pjesën e mbetur të kompeticionit.

Pjesa e parë nisi me Partizanin në sulm. Në të 2’ dhe në 9’ ishte Hoti, autori i dy aksioneve të rrezikshme për miqtë. Në të parin mesfushori nuk u tregua i kujdesshëm duke shpërdoruar asistin e Carës. Ndërsa në aksionin e dytë portieri Tafas me ndërhyrjen e tij evitoi më të keqen për vendasit. Këto dy episode “zgjuan” ekipin e Hallaçit dhe në të 22’ gjeti edhe golin që do të vendoste takimin. Gjelbrim Taipi befasoi portierin e Partizanit me një rroveshatë të lehtë por të befasishme brenda në zonë.

Klasifikimi - Kështu pas 23 ndeshjesh Kukësi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, teksa do të shpresojë te një gafë e Tiranës dhe Vllaznisë ditën e nesërme.