Chiellini e përjeton keq heqjen e pikëve të Juventusit
BKT
Sport

Chiellini e përjeton keq heqjen e pikëve të Juventusit

Uran Krasniqi / RTKLive

Giorgio Chiellini ndihet i lënduar nga zbritja e pikëve Juventusit në Serie A, pas dyshimeve për parregullësi që lidheshin me transferime. 

Në janar "Zonjës së vjetër" iu hoqën pesëmbëdhjetë pikë, duke e larguar shumë nga zona ku mund të qasej në ndonjëren prej garave të kupave evropiane. 

“Për mua është e dhimbshme”, ka thënë Chiellini për "The Athletic". "Ndihem i trishtuar dhe i lënduar nga ajo që po ndodh me Juventusin. Është e vështirë të mos jesh në Torino dhe nuk është e lehtë për të gjithë ata që e duan klubin. Tani tifozët duhet të jenë të durueshëm sepse klubi po lufton për të gjithë dhe shpresoj që gjithçka përfundon në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ish-mbrojtësi tridhjetë e tetë vjeçar i Juventusit dhe i Italisë.