Trajneri i Sivassporit: Futbolli turk do ta ketë vështirë ta marrë veten
BKT
Sport

Trajneri i Sivassporit: Futbolli turk do ta ketë vështirë ta marrë veten

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Sivassporit, Riza Calimbay, ka paraparë vështirësi të normalizimit të Superligës së Turqisë pas tërmetit që ka prekur vendin së fundmi duke lënë pas shumë viktima. 

Skuadra që ai e drejton do të ndeshet me Fiorentinën në çerekfinale të Conference League. 

“Është shumë e vështirë të flasësh pas tërmetit”, ka thënë ai për faqen e klubit. “Të flasësh për futbollin është shumë e vështirë, mendoj se problemet tona nuk kanë përfunduar ende. Ne duhet të fillojmë të luajmë futboll [por] liga do të jetë kaotike, gjithçka do të jetë kaotike.