Klopp u kërkon tifozëve mbështetje për Liverpoolin
BKT
Sport

Klopp u kërkon tifozëve mbështetje për Liverpoolin

Uran Krasniqi/RTKLive

Jurgen Klopp u ka bërë thirrje tifozëve që ta mbështesin skuadrën e Liverpoolit. 

Aktuialisht skuadra nuk po kalon nëpër periudhë të mirë dhe shumë nga lojtarët janë në thumb të kritikave, por trajneri gjerman konsideron se ata duhet vlerësuar edhe për atë çfarë kanë bërë më herët për skuadrën dhe nuk duhet të theksohet vetëm forma aktuale.  

“Ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ky ekip është baza për gjithçka që bëjmë dhe ka qenë gjithmonë baza për gjithçka që bëjmë. Për sa kohë që jemi bashkë, le ta mbështesim këtë grup me gjithçka që kemi", është shprehur Klopp.