Rashford ka thënë se mentaliteti i tij po e ndihmon e atë
BKT
Sport

Rashford ka thënë se mentaliteti i tij po e ndihmon e atë

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndryshimi në mentalitet e ka ndihmuar sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, të gjejë formën e tij më të mirë këtë sezon. 

Anglezi shpreson të udhëheqë ekipin drejt fitores në finalen e EFL Cup të dielën, ku United ballafaqohet me Newcastle. 

"Nëntëdhjetë e pesë përqind ka rëndësi mentaliteti. Ka shumë lojtarë që kanë aftësi, kjo është arsyeja pse ata luajnë në nivelin më të lartë. Por ajo që i dallon është mentaliteti", ka thënë ai, duke theksuar se ka punuar për të përmirësuar pozicionin e tij në fushë.