Arsenal vazhdon me fitore, si mysafir mposht Leicesterin
BKT
Sport

Arsenal vazhdon me fitore, si mysafir mposht Leicesterin

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal po ecën drejt titullit të kampionit në Premier League. Sot ka realizuar edhe fitoren e pestë radhazi. Si mysafir ka fituar kundër Leicester City.

Gabriel Martinelli (46')ka qenë realizator i golit të vetëm në ndeshje, duke i dhënë fitoren minimale Arsenalit. 

Paraprakisht Arsenal ka realizuar gol në minutën e 26-të, me Leandro Trossard, por para golit kishte një faull që u pa me VAR, për ta anuluar pastaj.

Kësisoji skuadra e Mikel Artetës ka konsoliduar vendin e parë në renditjen e Premier League, duke pasur pesëdhjetë e shtatë pikë, pesë më shumë se Manchester City që gjendet në vendin e dytë.