Napoli s`lejon befasi nga Empoli, vazhdon marshimin drejt titullit
BKT
Sport

Napoli s`lejon befasi nga Empoli, vazhdon marshimin drejt titullit

Uran Krasniqi/RTKLive

Napoli nuk ka lejuar Empolin që të realizojë përmbysje sikur në sezonin e kaluar, kur nga 2-0 ia kishte dalë të fitojë në fund 3-2. Kësaj here Napoli ka fituar 2-0.

Një autogol i hershëm i Ardian Ismajlit (17') i dha Napolit një fillim të mirë dhe Osimhen (28') shpejt dyfishoi epërsinë me një konkretizim të lehtë.

Në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë Mario Rui goditi Francesco Caputo dhe mori një karton të kuq, duke e lënë Napolin me dhjetë lojtarë

Me këtë fitore skuadra e Napolit shkon në kuotën e 65 pikëve dhe po kryeson drejt titullit kampion në Serie A.