Tottenham thellon krizën e Chelseas
BKT
Sport

Tottenham thellon krizën e Chelseas

Uran Krasniqi/RTKLive

Seria pa fitore e Chelseas ka shkuar sot në gjashtë ndeshje. Skuadra e Graham Potter është mposhtur sot 2-0 nga Tottenham Hotspur në ndeshjen e javës së 25-të të Premierligës. 

Pjesa e parë nuk dha gola.

Në pjesën e dytë, Spurs ishin të papërmbajtshëm, duke arritur të shënonin dy herë.

Tottenham kaloi në epërsi pasi që Oliver Skipp priti një top të rikthyer për të shënuar gol që në minutën e parë në pjesën e dytë.

Në minutën e 82-të Tottenham shënoi edhe një gol, kësaj here ishte Harry Kane që u asistua nga Eric Dier.

Tottenham ngjitet në vendin e katërt, kurse Chelsea mbetet në vendin e dhjetë në rentidjen tabelare të kryesuar nga Arsenal.