Almeria i ndërpret Barcelonës ecurinë e fitoreve
Uran Krasniqi/RTKLive
Ecja e pamposhtur prej trembëdhjetë ndeshjesh e Barcelonës në La Liga është ndalur.
Katalanasit u mposhtën me rezultat të ngushtë 1:0 nga Almeria.
Nikoqirët kaluan në epërsi përmes El Bilal Toure në minutën e njëzet e katërt të ndeshjes. Sulmuesi ka shënuar golin e tij të gjashtë në ligë.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Barcelona nuk arrinte që të kishte raste konkrete për shënim.
Mungesa e Pedri, Ousmane Dembele dhe Ansu Fati bënte që shpeshherë Robert Lewandowski të dukej si spektator i thjeshtë.
Kjo humbje edhe më tej e lë Barcelonën lider në La Liga me 59 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Valencian. Kurse Almeria pas fitores kalon në vendin e 15-të me 25 pikë, pas 23 ndeshjeve. Për Barçën kjo ishte një humbje e ndeshjes, por për Almerian mund të rezultojë jetike në luftën e tyre për mbijetesë në La Liga.























