Ende asnjë ofertë, cila do të jetë e ardhmja e Busquets?
BKT
Sport

Ende asnjë ofertë, cila do të jetë e ardhmja e Busquets?

F.Bytyqi/RTKLive

E ardhmja e veteranit të Barcelonës, Sergio Busquets ende nuk është vendosur.

Mesfushori spanjoll prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Camp Nou’, por ditëve të fundit flitet se Barcelona është duke përgatitur ofertën e re për Busquets, që tashmë njihet si ikona e ‘blaugranave’.

Busquets sipas medieve iberike, dëshiron që sa më shpejtë të marrë vendimin për të ardhmen e tij. Barça thuhet se ende nuk ka përgatitur asnjë ofertë.

“Sergio Busquets dëshiron të marrë vendimin për të ardhmen e tij së shpejti. Ende asnjë ofertë nuk është marrë nga Barça”, shkruajnë mediat spanjolle.

Ndryshe, Busquets prej kohësh është i lidhur me transferimin në Amerikë.