Mbi 80 media të akredituara për të ndjekur takimin Rama - Abazoviç
BKT
Shqipëri

Mbi 80 media të akredituara për të ndjekur takimin Rama - Abazoviç

RTSH

Më shumë se 80 media janë të akredituara për të përcjellë detaje nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, që do të mbahet në Podgoricë.

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, e pranishme në Podgoricë, bën me dije se fillimisht, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Dritan Abazoviç, do të zhvillojnë një takim të shkurtër dypalësh, ku më pas do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e pritjes.

Pas kësaj, delegacionet e të dy vendeve do të nisin mbledhjen rreth orës 10:30, ku është parashikuar nënshkrimi i të paktën 11 marrëveshjeve dhe memorandumeve që do të firmoset sot, ku më e rëndësishmja është padyshim ndërtimi i urës që do të lidhë Ulqinin dhe Velipojën.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes dy qeverive, ndërsa e para u mbajt në korrik të vitit 2018 në Shkodër.


MË SHUME NGA Shqipëri