Taulanti fton Granitin në Basel, ëndërron të luajnë përsëri bashkë
BKT
Sport

Taulanti fton Granitin në Basel, ëndërron të luajnë përsëri bashkë

RTSH

Taulant Xhaka zbuluar për dëshirën më të madhe që ka në futboll. Futbollisti shqiptar shpreson që një ditë të jetë përsëri përkrah të vëllait, Granitit.

Ky i fundit po shkëlqen me ngjyrat e Arsenal-it dhe është pjesë mjaft e rëndësishme e skuadrës të Mikel Arteta-s, e cila është favorite për të fituar titullin e kampionit në Premier.

Vëllai i tij më i madh shpreson që pas disa vitesh, Xhakat të bëhen bashkë prapë dhe e ka ftuar yllin e “Gunners”-ave  t’i bashkohet atij në Basel në momentin që vendos pët të mbyllur karrierën.

“Flasim shpesh për këtë. Ai është i lidhur me Arsenal-in deri në vitin 2024, ndoshta do ta vazhdojë kontratën për një vit tjetër. Por më pas do të ishte bukur nëse do të vinte këtu. Graniti dëshiron të luajë prapë në Basel, së bashku me mua. Qoftë edhe vetëm për 10 minuta, do të bëj gjithçka për këtë”, deklaroi mesfushori shqiptar, i cili rinovoi me Baselin deri në vitin 2027.