Shqipëri-Mali i Zi, foto familjare e dy kabineteve qeveritare
BKT
Shqipëri

Shqipëri-Mali i Zi, foto familjare e dy kabineteve qeveritare

ATSH

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët në Podgoricë, dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe të Malit të Zi bënë edhe foton familjare.

 

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive u zhvillua në ndërtesën e re të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç nënshkruan më pas Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu u nënshkruan edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medies, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviç mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.


MË SHUME NGA Shqipëri