A do të largohet Salah nga Liverpooli? Kjo është përgjigja e agjentit
BKT
Sport

A do të largohet Salah nga Liverpooli? Kjo është përgjigja e agjentit

F.Bytyqi/RTKLive

Agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas Issa i është përgjigjur thashethemeve rreth largimit të klientit të tij nga Liverpooli.

Agjentit i egjiptianit, ka hedhur poshtë thashethemet për largimin e Salah nga ‘The Reds’. Madje, ai ka thënë se “këto spekulime janë marrëzi”.

Mediet e huaja sot kanë raportuar se Salah do të largohet nga ‘Anfiled’ nëse skuadra e Jurgen Klopp nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë së Sala është lojtari më i mirë tek Liverpooli, edhe pse kjo skuadër këtë sezon të garave, nuk po ia del të gjejë rezultatet më të mira, dhe aktualisht është jashtë zonës së ‘Championsit’.