La Liga me arbitrat më të ashpër, anglezët e gjermanët më tolerantët
RTSH
Derbi i Madridit, i mbyllur nga skuadrat me nga një lojtarë më pak, ka “ndezur” një alarm në Spanjë.
Arbitrat në gadishullin Iberik janë më konservatorët krahasuar me homologët e tyre në kampionatet më të mira të Europës. Një të dhënë të tillë e reflekton tabela e cila ju serviret më poshtë, sipas të cilës vihet re qartë linja e ashpër me të cilën drejtojnë ndeshjet kryesorët në La Liga.
Rekord – Në këtë sezon La Liga është në rrugë “të mbarë” për të thyer një rekord të vetin, të vendosur në sezonin 2009-2010. Në edicionin në fjalë në 380 takime arbitrat kanë përdorur kartonin e kuq plot 149 herë. Në 81 raste ka qenë direkt i kuq ndërsa në 68 të mbetura ka qenë pas dy të verdhëve. Në sezonin aktual kur janë luajtur plot 230 takime këto shifra janë edhe më larta nëse do të konsideronim mesataren e kartonëve të kuq për ndeshje. Deri më tani janë plot 94 kartonë të kuq të akorduar.
Krahasimi – Deri më tani në La Liga nuk kanë mundur që të përfudojnë 90’ të plot plot 94 lojtarë. Sipas të dhënave 58 prej tyre janë dënuar direkt më të kuq ndërsa 36 të tjerët janë përjashtuar pasi janë “zverdhur” dy herë. Nga ana tjetër ndodhet Premier League e cila deri më tani numëron vetëm 19 “të përjashtuar”. 12 prej tyre kanë braktisur lojën menjëherë ndërsa 7 pasi kanë koleksionuar dy kartonë të verdhë brena të njëjtit 90’.
Tabela krahasuese
Kompeticioni Të kuq Direkt Dy të verdhë Ndeshje Mesatarja
La Liga 94 58 36 230 0,41
Ligue 1 71 47 24 250 0,28
Serie A 40 24 16 236 0.17
Bundesliga 29 11 18 198 0.15
Premier League 19 12 7 239 0.08























