Hamza e Hovenier flasin për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët
BKT
Lajme

Hamza e Hovenier flasin për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan ndaj vendit tonë, specifikisht për qytetin e Mitrovicës.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka falënderuar kryetarin  Hamza për mikpritjen, duke u dakorduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, konkretisht fusha që ndikojnë në zhvillimin e qytetit.


MË SHUME NGA Lajme