Martinez dhe Earps portierët më të mirë nga FIFA
BKT
Sport

Martinez dhe Earps portierët më të mirë nga FIFA

B. H. / RTKlive

Portieri i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez dhe portierja e Kombëtares së Anglisë, Mary Earps janë fitues të çmimeve për portierët më të mirë të vitit 2022, në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”, që po mbahet në Paris.  

“Jam e nderuar që po e mbaj këtë trofe shumë të rëndë. Faleminderit bashkëlojtareve të mia pa të cilat nuk do të isha këtu. Kjo i dedikohet të gjithë atyre që kanë qenë në një periudhë errësire. Duhet ta dinë që në fund është një dritë në fund të tunelit”,ka theksuar Mary Earps pasi mori çmimin.

Ceremonia e FIFA-s po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.