Wiegman dhe Scaloni fitues të çmimit “Trajner i vitit”
BKT
Sport

Wiegman dhe Scaloni fitues të çmimit “Trajner i vitit”

B. H. / RTKlive

Përzgjedhësja e Kombëtares së Anglisë, Sarina Wiegman dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Argjentinës, janë shpallur fitues të çmimit “Trajneri më i mirë i vitit” nga FIFA.

Wiegman, e cila e udhëhoqi Anglinë deri te titulli i kampionit të Evropës, duke e mposhtur në finale Gjermaninë, u bë trajnerja e parë angleze në të dy gjinitë, që e fitoi çmimin më të mirë të FIFA-s në tri raste të veçanta. Ndërkaq, Scaloni u vlerësua për suksesin e arritur me Argjentinën në Botërorin “Katari 2022”, duke e kthyer titullin e kampionit në vendin e tij pas 36 vjetësh.