Lochoshvili nderohet për “Fair Play”, argjentinasit tifozët më të mirë
BKT
Sport

Lochoshvili nderohet për “Fair Play”, argjentinasit tifozët më të mirë

B. H. / RTKlive

Futbollisti gjeorgjian, Luka Lochoshvili është shpallur fitues i çmimit “FIFA Fair Play”. Ai u nderua me këtë çmim për gjestin e tij në fushën e gjelbër, kur reagoi shpejtë duke i shpëtuar jetën një lojtari kundërshtar, i cili ishte në vështirësi.

“E falënderoj FIFA-n për këtë çmim dhe jam shumë më i lumtur që kam arritur ta shpëtojë jetën e Xhorxhit. Për të treguar se futbolli parasegjithash është respekt dhe fair-play. Gjëja më e rëndësishme është që ai iu ka kthyer familjes së tij dhe i dëshiroj çdo të mirë”, ka theksuar Lochoshvili.

Ndërkaq, çmimi i tifozëve më të mirë i ka takuar atyre argjentinas. Në garë për këtë çmimin ishte edhe një tifoz arabë si dhe tifozët e Japonisë.

Argjentinasit janë nderuan për sakrificën që bënë për të udhëtuar me kilometra të tëra në Katar.