Messi fitues i çmimit të FIFA-s “The Best 2022”
B. H. / RTKlive
Është sërish ai, Leo Messi, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, që e ka fituar çmimin e FIFA-s “The Best 2022”, në ceremoninë e mbajtur në Paris. Ai e fitoi këtë çmim pas një viti të jashtëzakonshëm, ku me Kombëtaren e Argjentinës arriti ta fitojë Kupën e Botës.
Kësisoj, Messi e fiton këtë trofe për herë të dytë, pasi e fitoi atë edhe në edicionin 2019, kur ishte pjesë e Barcelonës. Kësisoj, ylli argjentinas e shton një tjetër trofe në vitrinën e tij të pasur. Në konkurrencë për këtë çmim ishin edhe Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Ndërkaq, futbollistja spanjolle në radhët e Barcelonës, Alexia Putellas për herë të dytë është shpallur futbollistja më e mirë në botë. Ajo në gala mbrëmjen e FIFA-s në Paris fitoi para dy konkurrenteve tjera, Alex Morgan dhe Beth Mead. Putellas e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2021.























