Messi driblon Mbappe-n, buzëqesh Neymar
BKT
Sport

Messi driblon Mbappe-n, buzëqesh Neymar

RTSH

Në ndarjen e çmimeve të FIFA Football në Paris, kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, dribloi shokun e tij të skuadrës për ta vendosur atë vetëm në vendin e tretë.

Mes kandidatëve për çmimin The Best, numri dhjetë nga Argjentina zgjodhi Neymar dhe Benzema para se të fuste emrin e sulmuesit francez. Lëvizje strategjike? Ndoshta po, duke pasur parasysh se në fund argjentinasi e fitoi ndaj Mbappè: Messi u shpall lojtari më i mirë në botë.

Votat për çmimin "The Best" u hodhën nga tifozët, kapitenët e ekipeve kombëtare, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe 300 gazetarë nga kombe të ndryshme: secila kategori kishte, në numërimin përfundimtar, një peshë specifike të barabartë me 25% të votave.

Nuk munguan kuriozitetet në votimin e lojtarëve: kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka përfshirë në podiumin e tij personal Leo Messin, Sadio Mane dhe Karim Benzema.

Portugezi Cristiano Ronaldo – pavarësisht se ishte kapiten i Portugalisë – nuk votoi, duke ia lënë barrën shokut të skuadrës Pepe: mbrojtësi i Portos përjashtoi Messin duke zgjedhur Mbappe, Modric dhe Benzema.