Arsenali rivalizon Unitedin dhe Chelsean për yllin e Interit
BKT
Sport

Arsenali rivalizon Unitedin dhe Chelsean për yllin e Interit

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenali është duke rivalizuar Manchester Unitedin dhe Chelsean për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, raportojnë mediat britanike.

Tri klubet e mëdha angleze, synojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë asin argjentinas.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta argjentinasin e sheh lojtar ideal për partner të sulmit me Gabriel Jesus.

‘Topçinjtë’ siç raportohet, tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Interin për transferimin e mundshëm të Martinez-it në ‘Emiratës’.

Vera që po vjen duket se do të sjellë garë të ‘nxehtë’ mes tri klubeve të mëdha angleze për kampionin e botës me Argjentinën.