22:56 / 28.02.2023
Manchester City kalon pa problem në çerekfinale në FA Cup
B. H. / RTKlive
Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, pasi sonte shënoi fitore jashtë shtëpisë ndaj Bristol Cityt, me shifrat 0:3.
Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi ndeshjen, ku Phil Foden shënoi dy herë, derisa golin e tretë e shënoi Kevin de Bruyne.
Fulham ka kaluar gjithashtu në raundin tjetër pas triumfit 2-0 ndaj Leeds United. Palinja dhe Solomon realizuan golat për vendasit.
Ndërkaq, Brightoni mundi Stoke Cityn, me rezultat 0:1, me golin e Evan Ferguson, derisa Blackburn eliminoi Leicesterin, duke festuar në fushë mysafire me shifrat 1:2.























