Mourinho pas kartonit të kuq: Jam emocional por nuk jam i çmendur
BKT
Sport

Mourinho pas kartonit të kuq: Jam emocional por nuk jam i çmendur

B. H. / RTKlive

Jose Mourinho mori një tjetër karton të kuq në Serie A. Portugezi u përjashtua në ndeshjen kundër Cremoneses, të cilën Roma e tij e humbi me rezultat 2:1. Pas ndeshjes Mourinho u shpreh i zemëruar me arbitrin e katërt Marco Serra.

“Jam emocional, por nuk jam i çmendur. Nëse unë reagoj kështu, atëherë diçka duhet të ketë ndodhur fillimisht. Dua të di nëse mund ta padisë Serrën. Piccini më dha karton të kuq, sepse për fat të keq arbitri i katërt nuk ka aftësinë të kuptojë atë që më tha. Nuk dua të hyj në faktin se Serra është nga Torino dhe ndeshjen e radhës e luajmë me Juventusin. Ishte hera e parë që arbitri i katërt më drejtohej kështu. Piccinini më tha t'i kërkoja falje Serrës. I thashë Serrës që duhet të jetë i guximshëm dhe të shpjegojë atë që tha, por ai kishte një problem me kujtesën”, ka theksuar Mourinho.

Sa i përket epilogut të ndeshjes ai nuk fajësojë gjyqtarët, por tha se skuadra e tij ishte e pafat.

“Ne ishim të pafat, pësuam dy gola nga një rast e gjysmë i tyre. Nuk kishim intensitet dhe duhej ta mbyllnim menjëherë ndeshjen. Lojtarët e Romës gjithmonë luajnë për të fituar. Megjithatë, ne nuk e meritonim fitoren, por realisht nuk e meritonim as humbjen”, ka shtuar Mourinho.