Rama: Dhimbje për fqinjët tanë të dashur në një orë kaq të rëndë
BKT
Shqipëri

 Rama: Dhimbje për fqinjët tanë të dashur në një orë kaq të rëndë

ATSH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së trenit të mallrave me atë të pasagjerëve, humbën jetën 36 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

 

Në një postim në rrjete sociale, Rama shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave ndërsa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama.

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.


MË SHUME NGA Shqipëri