Arsenali pas asit brazilian, ja sa kërkon West Hami
BKT
Sport

Arsenali pas asit brazilian, ja sa kërkon West Hami

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenali është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e West Ham United, Lucas Paqueta në afatin kalimtar të kësaj verë, raportojnë mediat britanike.

‘Topçinjtë’ të cilët kryesojnë Premier League-n, tashmë janë duke menduar për tregun e kësaj verë.

Paqueta është në listën e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Megjithatë, siç raportohet, Arsenali për ta bërë të vetin brazilianin duhet ta fitojë garën kundër Newcastle United, një tjetër skuadër e madhe angleze që po e monitoron Paqueta-n.

Ndryshe, West Ham kërkon hiq më pak së 70 milionë euro për brazilianin.