Konjufca priti në takim drejtuesit e shoqatës HANDIKOS
BKT
Lajme

Konjufca priti në takim drejtuesit e shoqatës HANDIKOS

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e 1 marsit - Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS.

Në një njoftim për media, thuhet se drejtori i kësaj shoqate, Afrim Maliqi, e njoftoi Kryetarin Konjufca në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Tutje thuhet në njoftim, se kryetari Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara.

Ai njëherësh shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme.​


MË SHUME NGA Lajme