Abazi: Punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit
BKT
Lajme

Abazi: Punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit

M.Miftari/RTKlive

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar ministrin Murati lidhur me platformën “Superpuna”, duke vlerësuar se atë mund ta realizojë një kompani prej tre vetash e që nuk është për një qeveri të tërë.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar ndaj qeverisë për politika të gabuara, që për pasojë goditet administrata e Kuvendit me zvogëlime pagash, derisa krahasoi me një pagë të një kuzhinieri në sektorin privat, i cili ka pagën 1000 euro më shumë.

Sipas tij, punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit, teksa vuri në pah që disa nga firmat private nuk paguajnë me rregull pagat e tyre, ku “secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e frikësuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vëllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova anise paskan një punë”.

“Këto probleme nuk rregullohen me platforma ‘Superpuna’, por me zbatimin  ligjit”, vlerësoi deputeti Abazi.

Ai më tej konsideron se “sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme, dhe se  shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer".


MË SHUME NGA Lajme