21:26 / 01.03.2023
Kurti uron Ditën e Pavarësisë së Bosnje-Hercegovinës
A.B/RTKlive
Një marsi, Dita e Pavarësisë së BeH-së, festohet me rastin e referendumit të zhvilluar me sukses për pavarësinë e vendit, të mbajtur më 29 shkurt dhe 1 mars 1992.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Bosnje-Hercegovinës.
“Më 1 mars 1992 qytetarët e Bosnje-Hercegovinës votuan me shumicë dërrmuese për të formuar një shtet sovran dhe të pavarur bazuar në parimin e qytetarisë së barabartë. Sot ne përkujtojmë atë ngjarje historike dhe kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe vdiqën për këtë parim. Gëzuar Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.























