22:36 / 01.03.2023
Juventus nis me apeliimin kundër zbritjes së pesëmbëdhjetë pikëve
Uran Krasniqi / RTKLive
Juventusi ka nisur zyrtarisht një apel kundër zbritjes së pesëmbëdhjetë pikëve në Serie A, ka konfirmuar Komiteti Olimpik Kombëtar Italian.
CONI ka zbuluar gjithashtu se ish-anëtarët e bordit të Juventusit, Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici kanë apeluar masat ga Federata Italiane e Futbollit të shpallura në janar.
Juventusit iu hoqën pesëmbëdhjetë pikë nën akuzat për parregullsi në lidhje me marrëveshjet e transferimeve.
Skuadra e Massimiliano Allegrit tani gjendet në vendin e shtatë në Serie A dhe dhjetë pikë larg zonës që e çon në garat e kupave evropiane.























