Aksion policor për rastin “Brezovica”
BKT
Lajme

Aksion policor për rastin “Brezovica”

RTK

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, që nga mëngjesi ka filluar një aksion që ndërlidhet me rastin “Brezovica”. Rastin për RTK-në e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.

Siç bëhet e ditur, aksioni përfshin edhe rajonin e Prishtinës, ku cak i bastisjeve janë disa objekte private.

 Ndërkaq, ky rast është iniciuar në dhjetor të vitit 2021 dhe deri më tash janë arrestuar disa persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.


MË SHUME NGA Lajme